|
Rreth 200 anëtarë të Qendrës Kulturore Horizontet e Reja morën pjesë në takimin e organizuar me moderatorin e njohur Blendi Fevziu në diskutimin me temë “Tranzicioni në Shqipëri, arritjet dhe dështimet e tij”.
I ftuari i QKHR përcolli tek anëtarët e kësaj qendre pjesëmarrësit e tjerë pasqyrimin e tranzicionit në vendin tonë. Zoti Fevziu e analizoi këtë dukuri në disa rrafshe. Sipas tij tranzicioni në vendin tonë ishte kulturor, ekonomik, politik dhe kombëtar.
Pas një përmbledhje të njohurive të tij gazetareske në këtë fushë, zoti Fevziu ua la radhën komenteve dhe pyetjeve të shumta të pjesëmarrësve. Anëtarët e QKHR shfaqën një interes të madh për diskutimin dhe nuk munguan pyetjet për tranzicionin politik në Shqipëri dhe ndërvarësinë e tij me tranzicionet e reja.
Gjatë debatit në mënyrë të pashmangshme u trajtua dhe çështja e Kosovës, edhe si pjesë e të ashtuquajturit tranzicion kombëtar. Në fund të bisedës zoti Fevziu shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në këtë aktivitet dhe nuk ngurroi të behej pjesë e aktiviteteve të ngjashme edhe në të ardhmen.
|