Së bashku drejt
              Horizonteve te Reja
 

RRETH NESH

Qendra Kulturore Horizontet e Reja (QKHR) është një shoqatë nismë e një grupi intelektualësh të rinj që synon nxitjen dhe zhvillimin mes të diplomuarve dhe akademikëve në shkollat dhe universitetet e Shqipërisë, Turqisë, Amerikës, Italisë, Anglisë etj.

Aktualisht QKHR ka anëtarët e saj në pothuajse 25 vende të ndryshme të botës. Që në çëljen e saj, QKHR ka stimuluar krijimin e lidhjeve midis miqve të vjetër, shkëmbimin e ideve dhe mendimeve për çështje me interes, për ata që aktualisht ndodhen në Shqipëri dhe jashtë saj.

Me çeljen e saj, anëtarët e QKHR'së kanë synuar konsulencë për njëri tjetrin në nevojat arsimore, profesionale dhe problemet sociale apo ekonomike duke stimuluar etikën e lartë dhe profesionalizmin në punë dhe profesion. Me një grup anëtarësh dinamik dhe të madh në numër QKHR ka për qëllim nxitjen e zhvillimit të Shqipërisë dhe Komunitetit Shqiptar në rritjen e nivelit social, ekonomik, kulturor dhe arsimor duke rritur koordinimin dhe shkëmbimin e eksperiencave ndërmejt anëtarëve të shoqatës.

***

Këshilli Drejtues

Organi administrativ drejtues i Shoqatës është Këshilli Drejtues, i cili përbëhet prej nëntë personave:

•  Drejtor Ekzekutiv - Ramadan Çipuri

•  Roland Zhuka - Kryetar

•  Umut Akaybicen - N/Kryetar

•  Ferhat Llukaçaj - Anëtar

•  Sokol Shazi - Anëtar

•  Alban Tartari - Anëtar

•  Alma Alliaj - Anëtar

•  Ada Hajnaj - Anëtar

•  Niuton Mulleti - Anëtar

•  Dritan Laçi - Anëtar

•  Dritan Laçi - Anëtar

***

Një horizont i ri në Shqipërinë e shekullit XXI!

Shqipëria ka ndryshuar dhe është transformuar në këta 16 vjet të demokracisë. I ashtuquajturi tranzicion, ka lënë pasojat e tij në një shoqëri, e cila gjatë kësaj kohe ka qenë në kërkim të vetvetes në një sistem vlerash që ndryshon me shpejtësi. Me zhvillimin ekonomik të vendit, Shqipëria ka filluar të kërkojë më shumë nga vetvetja, nisur edhe nga fakti i përgatitjes së një brezi të ri, arsimuar në këta vitet e fundit. Por përpara së gjithash, vendi ynë ka nevojë për kanalizimin e energjive, dijes dhe eksperiencës në drejtimin e duhur, në masën e duhaur dhe me metodat e duhura. Për të   kontribuar sadopak në zhvillimin e këtij vendi, një grup intelektualësh të rinj, themeluan në Tiranë në mars te 2005 qendrën kulturore "Horizontet e Reja". Sigurisht, qëllimi parësor ishte dhënia e kontributit në të mirë të zhvillimit akademik, nëpërmjet një grupimi të ndërgjegjshëm për sfidat që ka përballë vendi ynë në këta vite të zhvillimit të gjithëanshëm. Në mendojmë se atdheu ynë nuk mund t zhvillohet, për aq kohë sa arsimimit nuk do t`i jepet një rëndësi primare, për aq   kohë sa të mos i përgatitim të rinjtë me një mentalitet të ri, për aq kohë sa nuk u dalim për zot edhe vlerave tona kombëtare. Ndonëse një vend i vogël gjeografikisht, Shqipëria është një nga shtetet   me larminë më të madhe kulturore, zakonore, linguistike dhe fetare. Dhe kjo e bën më të pasur Shqipërinë. Ne mendojmë se duhet të punojmë për të promovuar vlerat pozitive të shoqërisë shqiptare, si dhe t`i përftojmë asaj ato vlera të botës moderne që i kanë munguar gjatë gjysmëshekullit të izolimit.

Që në fillimet e saj, Horizontet e Reja ka ruajtur profilin e një organizate jo qeveritare dhe jo fitimprurëse, dhe ka afruar pranë saj disa qindra anëtarë, që kanë studiuar në vende të ndryshme të botës duke filluar nga Italia, Turqia, Franca, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Shqipëria etj. Aktualisht, Qendra Kulturore "Horizontet e Reja", ka anëtarët e saj në mëse 15 vende të ndryshme, të cilët   janë duke ushtruar  profesionet e tyre apo duke ndjekur  masterin dhe doktoraturën.   Anëtarët tanë vijnë nga të gjitha trevat shqiptare, Kosova, Maqedonia si dhe nga gjithë rrethet e Shqipërisë. Ata i përkasin grupimeve të ndryshme shoqërore, si dhe besimeve të ndryshme fetare, kryesisht katër komuniteteve tradicionale të vendit tonë. Gjithashtu ndryshe nga grupime të tjera, Horizontet e Reja, është në largësi të barabartë nga të gjitha lëvizjet politike në Shqipëri, ndërsa brenda kësaj shoqate përfaqësohen thuajse gjithë kahet e politikës shqiptare të pas viteve `90. Ne mendojmë se një marrëdhënie korrekte, e drejtë dhe e duhur me politikën, mund të rrjedhë vetëm nga baraslargësia me grupimet e saj. Ne shpresojmë të  japim kontributin tonë, sidomos në nivele akademike, në fushën e konsulencës dhe këshillimit etj.

Këshilli Drejtues i Qendrës Kulturore  "Horizontet e Reja"

Copyright © 2005- 2007 Horizontet e Reja. Të gjitha të drejtat e rezervuara
Programimi: Brikena Toçila