Së bashku drejt
              Horizonteve te Reja
 

Stabiliteti  Ballkanik kushtëzohet nga Kosova e Pavarur

Nga Hasan Bello, Stamboll

Historia diplomatike e vendeve te Ballkanit është e lidhur ngushte me Kosovën,qe nga Kongresi i Berlinit 1878 dhe deri ne ditët tona ``forca graviticionale``rreth se cilës vërviten dhe përplasen interesat rajonale apo ndërkombëtare,përsëri është Kosova. Përvijimi i një sistemi te ri ndërkombëtar dhe rigrupimi i shteteve mbi baza te ngushta interesi rajonal,shënon fundin e ideologjisë,si parim mbi te cilin lidheshin aleancat ndërmjet popujve.
Zhvillimet politike mbas viteve 90-te u shoqëruan me pasoja te renda për popujt ballkanike,paqja evropiane ne emër te se cilës ishin sakrifikuar interesat shqiptare ne Konferencën e Londrës me 1913-ten nuk kishte ber gjë tjetër,veçse kishte akumuluar një rrezik potencial,te cilin po vete evropianet e përcaktonin si një ‘"fuçi baruti’".

Tipare te nacionalizmit Shqiptar
Asnjëherë shqiptaret përgjatë historisë se tyre nuk kanë përpunuar platforma nacionaliste te cilat përbejnë kërcenim për nderin,dinjitetin dhe individualitetin etnik dhe kulturor te fqinjëve ballkanik. Edhe ne etapa historike me te favorshme për ta,siç mund te jene pashallëqet e mëdha apo Lufta e Dyte Botërore,programet e nacionalizmit shqiptar nuk kanë pasur asgjë me shume sa c`ishte shqiptare. Kërkesat me te avancuara te nacionalizmit shqiptare asnjëherë nuk janë shoqëruar me tendenca politike,synime aneksioniste apo plane territoriale ne dem te fqinjëve tanë. Një nacionalizëm i tille pa asnjë tradite agresive nuk duhet te krijoj asnjë psikoze frike,nga fqinjët ballkanike apo faktori ndërkombëtar.

Pavarësi ne shkëmbim te paqes
Përvoja historike tregoj te kundërtën,integrimi i dhunshëm qe iu be shqiptareve te Kosovës ne një strukture politike siç ishte Jugosllavia,jo vetëm qe u shoqërua me tendenca asimiluese dhe diskriminim etnik,por krijoi një situate konfliktuale e cila u shoqërua me luftëra dhe viktima të shumta. Pikërisht këto ballafaqime te armatosura ndërmjet Serbeve dhe Shqiptareve ne vitet 98-99 e binden me ne fund faktorin ndërkombëtar,se një bashkëjetese midis këtyre  dy etnive ishte e pamundur. Krijimi i një shteti te dyte shqiptar ne rajonin ballkanik sillte nga ana tjetër faktorizimin e një elementi te ri,siç ishin shqiptaret,Rusia si një protektorë e sllaveve te jugut e bindur se Kosova po shkon drejt pavarësisë,po ndjek nje politike pragmatike,te vonoje sa te jete e mundur konsolidimin politik te shqiptareve,qe ne rastin konkret gjen shprehje ne përcaktimin përfundimtare te statusit te Kosovës.


Kufijtë si nocion kulturore ose bashkimi faktik i Shqipërisë me Kosovën
Proceset integruese me karakter ekonomik,politik apo social-kulturor ne te cilat shoqëritë dhe kombet janë përfshire vitet e fundit janë shoqëruar me evoluimin e kufijve si nocion politik,gjithnjë e me shume nga objekt i se drejtës ndërkombëtare ato po shndërrohen ne koncepte sociologjike me ane te cilëve përcaktohen dallimet kulturore ndërmjet popujve. Fakti se shqiptaret te shpërndare ne disa njësi politike ne rajonin ballkanik kane një gjuhe dhe kulture te përbashkët,është garanci dhe perspektive e cila kushtëzon realisht një bashkim faktik te tyre.
Integrimi i tyre ne një njësi te vetme politike nuk përben një domosdoshmëri eventuale,përkundrazi një kërkese e tille ndonëse legjitime do te vononte akoma me tej procesin e pavarësimit te Kosovës. Ruajtja e identitetit etnik apo kulturor te shqiptarëve është shume me e rëndësishme se sa ç'do kërkesë tjetër,e cila natyrshëm mund te shtrohet ne rrethana me te favorshme historike.

[ktheu mbrapa]

Copyright © 2005- 2007 Horizontet e Reja. Të gjitha të drejtat e rezervuara
Programimi: Brikena Toçila