Së bashku drejt
              Horizonteve te Reja
 

PUNËSIME

Qendra Kulturore Horizontet e Reja, me qëllimin e mirë për të ndihmuar të gjithë ata qytetarë shqiptarë që kanë mbaruar studimet e larta brenda dhe jashtë vendit, ofron mundësinë e punësimit për shumë persona sipas profesioneve të ndryshme. Këtë gjë, QKHR ka arritur ta realizojë nga bashkëpunimi i ngushtë që ka patur me shumë kompani vendase dhe të huaja.

Të interesuarit, në momentet kur kanë patur nevojë, kanë paraqitur dokumentat e tyre pranë qendrës tonë ose kanë dërguar CV-të e tyre në postën elektronike horizontetereja@yahoo.com . Personave të cilëve ne mund tu bëhemi referencë, në momentin që kemi aplikime nga kompanitë e biznesit në vend, u dërgojmë kërkesat që kemi.

 

Të gjithë të interesuarit, mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e sipër përmendur, ose mund të vizitojnë qendrën tonë në adresën: Rr.Vllazën Huta, 101/3, Tiranë/Shqipëri.

 

Gjithashtu, edhe ato firma apo kompani që kërkojnë të bashkëpunojnë me ne për të punësuar persona te cilëve ne mund t'ju bëhemi referencë, mund të dërgojnë kërkesat e tyre në të njëjtën mënyrë.

 

Copyright © 2005- 2007 Horizontet e Reja. Të gjitha të drejtat e rezervuara
Programimi: Brikena Toçila