Së bashku drejt
              Horizonteve te Reja
 

QËLLIMI I SHOQATËS

  1. Nxitja zhvillimit te lidhjeve dhe bashkepunimit ndermjet akademikeve dhe studenteve shqiptare te diplomuar ne universitetet dhe Shkollat e Larta ne Turqi.
  2. Nxitja e zhvillimit te Shqiperise dhe Komunitetit Shqiptar ne rritjen e nivelit social, ekonomik, kulturor dhe arsimor duke rritur koordinimin dhe shkembimin e eksperiencave ndermejt anetareve te shoqates.
  3. Ndihme dhe konsulence per anetaret e shoqates ne nevojat arsimore, profesionale dhe problemet sociale apo ekonomike duke stimuluar etiken e larte dhe profesionalizmin ne pune dhe profesion.
  4. Forcimi i bashkepunimit mes dy popujve Shqipetar dhe Turk me lidhje+ kulturore dhe historike duke pergatitur dhe realizuar projekte per zhvillim dhe kerkim dhe duke organizuar aktivitete sociale e kulturore.
  5. Dhenie ndihme ekonomike per studentet qe kane nevoje ekonomike dhe jane te suksesshem ne deget ku ata studiojne.
  6. Forcimi i bashkepunimit me organizata te tjera Shqipetare ose te huaja qe kane fushe veprimtarie te ngjashme me ate te shoqates

Fusha e veprimtarise

a- Organizim aktivitetesh arsimore, sportive, sociale si dhe vizita te ndersjellta ne Shqiperi dhe Turqi, me qellim rritjen e bashkepunimit dhe njohjes me mire te dy popujve dhe dy kulturave.

b- Organizim shetitjesh, aktivitetesh social-kulturore, konferenca te ndryshme, sempoziume, ekspozita; si dhe pergatitje buletinesh prezantuese dhe botimesh periodike, me qellim zhvillimin dhe rritjen e njohurive profesionale te anetareve te shoqates.

c-   Prezantim I detajuar dhe I plote I histories, kultures dhe I jetes sociale ne Shqiperi dhe Turqi.

d-  Krijimi I nje biblioteke e cila te permbaje libra, revista dhe botime te fushave te ndryshme me qellim zgjerimin e njohurive mbi kulturen dhe artin e dy vendeve.

e- Perpjkje per perkthimin e veprave te ndryshme te autoreve shqipetare dhe turq ne gjuhet respektive.
Copyright © 2005- 2007 Horizontet e Reja. Të gjitha të drejtat e rezervuara
Programimi: Brikena Toçila