AKTI I THEMELIMIT I SHOQATES “QENDRA KULTURORE HORIZONTET E REJA”
Legjislacioni dhe emertimi
Themeluesit e listuar me poshte ne nenin 2, me deshiren per te krijuar nje organizate jo-fitimprurese ne Shqiperi, ne zbatim te kerkesave te Ligjit nr.8788, date 07.05.2001 Per Organizatat Jofitimprurese, deklarojne themelimin e Shoqates “Qendra Kulturore Horizontet e Reja” .
Themeluesit
Themeluesit e Shoqates sipas rendit alfabetik jane si me poshte:
- Ada Hajnaj Adresa e kontaktit: Rr. Myslim Shyri, Pall. 1, Shkalla 10, Ap. 168, Tirane
- Alban Tartari Adresa e kontaktit: Lagj. Nr 2, Rr. Fadil Rada, Pall. Nr 17,Rruga Ures, Tirane
- Alma Alliaj Adresa e kontaktit: Rr. Frosina Plaku, Nr.2 Tirane
- Dr itan Laçi Adresa e kontaktit: Blloku Gintaş, 9/18, Laprake, Tirane
- Ferhat Llukaçaj Adresa e kontaktit: Rr. Zef Jubani, Pall.2, Shkalla 2, Apt. 4/4, Tirane
- Niuton Mulleti Adresa e kontaktit: Rr. Qemal Stafa, Nr. 106, Tirane
- Roland Zhuka Adresa e kontaktit: Rr. Gjon Buzuku, Tirane
- Sokol Shazi Adresa e kontaktit: Rr. Myslim Shyri, pall. 9/1, Tirane
- Umut Akaybicen Adresa e kontaktit: Rr. Njazi Meka, Blloku i shtepive private, Tirane
Emri, forma dhe sigla
- Organizata quhet: Shoqata “Qendra Kulturore Horizontet e Reja” qe tani e meposhte do te referohet si “Shoqata”.
- Forma e ketij organizmi eshte jofitimprures dhe eshte formuar si Shoqate me anetaresi.
- Emri dhe sigla e Shoqates jane pjese perberese edhe te ketij statuti dhe duhet te figurojne ne te gjitha shkresat, dokumentat, vulen dhe korrespondencen e Shoqates.
Qendra legale dhe shtrirja tokesore
Qendra legale e Shoqates eshte ne Tirane , me adrese: Rr. Vlazen Huta, nr. 101/3
Ajo mund te ndryshohet me vendim te Këshilli Drejtues ose Asamblese se Pergjithshme te Anetareve.
Shoqata zhvillon veprimtarine e saj pa kufizim ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise dhe jashte tij. Ajo mund te themeloje dege apo filiale ne qender apo dhe ne cdo njesi administrative-tokesore te Shqiperise, njekohesisht mund te themeloje te tilla dege apo filiale edhe jashte territorit te vendit.
Kohezgjatja
Shoqata themelohet dhe do te ushtroje veprimtarine e saj per nje kohezgjatje te pacaktuar.
Qellimi i shoqates
- Nxitja zhvillimit te lidhjeve dhe bashkepunimit ndermjet akademikeve dhe studenteve shqiptare te diplomuar ne universitetet dhe Shkollat e Larta ne Turqi.
- Nxitja e zhvillimit te Shqiperise dhe Komunitetit Shqiptar ne rritjen e nivelit social, ekonomik, kulturor dhe arsimor duke rritur koordinimin dhe shkembimin e eksperiencave ndermejt anetareve te shoqates.
- Ndihme dhe konsulence per anetaret e shoqates ne nevojat arsimore, profesionale dhe problemet sociale apo ekonomike duke stimuluar etiken e larte dhe profesionalizmin ne pune dhe profesion.
- Forcimi i bashkepunimit mes dy popujve Shqipetar dhe Turk me lidhje kulturore dhe historike duke pergatitur dhe realizuar projekte per zhvillim dhe kerkim dhe duke organizuar aktivitete sociale e kulturore.
- Dhenie ndihme ekonomike per studentet qe kane nevoje ekonomike dhe jane te suksesshem ne deget ku ata studiojne.
Forcimi i bashkepunimit me organizata te tjera Shqipetare ose te huaja qe kane fushe veprimtarie te ngjashme me ate te shoqates
|