Së bashku drejt
              Horizonteve te Reja
 

STATUTI I SHOQATES QENDRA KULTURORE HORIZONTET E REJA

 

Neni 1. Emri, forma dhe sigla

1. Organizata quhet: Shoqata “Qendra Kulturore Horizontet e Reja” qe tani e meposhte do te referohet si “Shoqata”.

2. Forma e ketij organizmi eshte jofitimprures dhe eshte formuar si Shoqate me anetaresi.

3. Emri dhe sigla e Shoqates jane pjese perberese edhe te ketij statuti dhe duhet te figurojne ne te gjitha shkresat, dokumentat, vulen dhe korrespondencen e Shoqates.

Neni 2. Qendra legale

Qendra legale e Shoqates eshte ne Tirane, me adrese: Rr. Vlazen Huta, nr. 101/3.
Ajo mund te ndryshohet me vendim te Keshillit Drejtues ose Asamblese se Pergjithshme te Anetareve.

Neni 3. Shtrirja tokesore

Shoqata zhvillon veprimtarine e saj pa kufizim ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise dhe jashte tij. Ajo mund te themeloje dege apo filiale ne qender apo dhe ne cdo njesi administrative-tokesore te Shqiperise, njekohesisht mund te themeloje te tilla dege apo filiale edhe jashte territorit te vendit.

Neni 4. Kohezgjatja

Shoqata themelohet dhe do te ushtroje veprimtarine e saj per nje kohezgjatje te pacaktuar.

Neni 5. Themeluesit

Themeluesit e Shoqates sipas rendit alfabetik jane si me poshte:
  1. Ada Hajnaj
  2. Alban Tartari
  3. Alma Aliaj
  4. Dritan LaCi
  5. Ferhat LlukaCaj
  6. Niuton Mulleti
  7. Rolan Zhuka
  8. Sokol Shazi
  9. Umut Akaybicen

Neni 6. Qellimi i shoqates

1. Nxitja zhvillimit te lidhjeve dhe bashkepunimit ndermjet akademikeve dhe studenteve shqiptare te diplomuar ne universitetet dhe Shkollat e Larta ne Turqi.

2. Nxitja e zhvillimit te Shqiperise dhe Komunitetit Shqiptar ne rritjen e nivelit social, ekonomik, kulturor dhe arsimor duke rritur koordinimin dhe shkembimin e eksperiencave ndermejt anetareve te shoqates.

3. Ndihme dhe konsulence per anetaret e shoqates ne nevojat arsimore, profesionale dhe problemet sociale apo ekonomike duke stimuluar etiken e larte dhe profesionalizmin ne pune dhe profesion.

4. Forcimi i bashkepunimit mes dy popujve Shqipetar dhe Turk me lidhje kulturore dhe historike duke pergatitur dhe realizuar projekte per zhvillim dhe kerkim dhe duke organizuar aktivitete sociale e kulturore.

5. Dhenie ndihme ekonomike per studentet qe kane nevoje ekonomike dhe jane te suksesshem ne deget ku ata studiojne.

6. Forcimi i bashkepunimit me organizata te tjera Shqipetare ose te huaja qe kane fushe veprimtarie te ngjashme me ate te shoqates

Neni 7. Fusha e veprimtarise

1. Organizim aktivitetesh arsimore, sportive, sociale si dhe vizita te ndersjellta ne Shqiperi dhe Turqi, me qellim rritjen e bashkepunimit dhe njohjes me mire te dy popujve dhe dy kulturave.

2. Organizim shetitjesh, aktivitetesh social-kulturore, konferenca te ndryshme, sempoziume, ekspozita; si dhe pergatitje buletinesh prezantuese dhe botimesh periodike, me qellim zhvillimin dhe rritjen e njohurive profesionale te anetareve te shoqates.

3. Prezantim I detajuar dhe I plote I histories, kultures dhe I jetes sociale ne Shqiperi dhe Turqi.

4. Krijimi I nje biblioteke e cila te permbaje libra, revista dhe botime te fushave te ndryshme me qellim zgjerimin e njohurive mbi kulturen dhe artin e dy vendeve.

5.Perpjkje per perkthimin e veprave te ndryshme te aoutoreve Shqipetare dhe Turq ne gjuhet respektive

Neni 8. Ndalimi i shpendarjes se fitimeve

Ndalohet cdo forme e shperndarjes se fitimit ose perfitimit financiar dhe material nga te ardhurat dhe fitimet e Shoqates, prej personave qe jane subjekt i aktit te themelimit, te statutit, rregullores dhe cdo akti tjeter te Shoqates, pervec detyrimeve ne formen e pagave, rrogave, pagesave, shperblimeve e kompensimeve qe rrjedhin nga kontratat e punes dhe kontrata te tjera te ngjashme, ose per mbulimin e shpenzimeve te kryera me porosi per llogari te Shoqates.

Neni 9. Perberesit e pasurise dhe burimet financiare

Shoqata mund te kete ne pronesi pasuri te paluajtshme dhe te luajtshme. Burimi i te ardhurave te Shoqates do te sigurohet nga grantet, apo dhurimet e bera, apo te ofruara nga subjektet private apo publike, vendas apo te huaj.

Burimet e te ardhurave ne menyre specifike do te sigurohen nga:

  • kuotat e anetaresise, kontributet dhe ndihmat e anetareve te Shoqates
  • ndihmat e te gjitha llojeve dhe te dhurimeve, te cilat do te perftohen nga organizma te huaj apo vendas, fitimprures apo jofitimprures, lokale apo nderkombetare, individe te ndryshme apo shtete.
  • te ardhurat e mbledhura nga aktivitetet e organizuara per te realizuar qellimin e Shoqates

Neni 10. Kriteret e administrimit te pasurise

Shoqata ben shpenzime vetem per realizimin e qellimit dhe objektit te veprimtarise per te cilen eshte krijuar si dhe drejtimin e mirembajtjen e pasurise se saj.

Te gjitha te ardhurat qe Shoqata realizon nepermjet veprimtarise se saj ekonomike dhe me cdo lloj tjeter menyre fitimi, do te perdoren vetem per arritjen e qellimeve te percaktuara ne kete statut dhe ne aktin e themelimit.

Fondet financiare ose ato materiale te dhuruara nga donatore te ndryshem me destinacion perdorimi te percaktuar, duhet te perdoren pa e ndryshuar ate, me perjashtim te rasteve kur kjo eshte e pamundur apo kur eshte dhene miratimi nga vete donatoret. Marredheniet e Shoqates me donatoret realizohen ne baze te marreveshjeve perkatese. Ne rast veteshperndarjeje ose shperndarjeje, pasuria e mbetur u kalon organizatave te tjera jofitimprurese.

Neni 11. Anetaresimi

11.1 Mund te behen anetare te Shoqates, personat fizike ose juridike qe i kane bere kerkese per pranim Keshillit Drejtues dhe qe pranojne ne menyre te shprehur dispozitat e ketij Statuti dhe qe nuk kane pengesa ligjore per te fituar dhe mbajtur statusin e mesiperm.

11.2 Shoqata mund te kete si minimum 5 anetare.

11.3 Cdo person qe studion ose eshte i diplomuar ne universitete dhe shkolla te larta sipas kritereve te percaktuara ne piken 11.4 mund te anetaresohet ne shoqate.

11.4 Cdo person qe studion ose eshte i diplomuar nga universitet apo shkollat e larta ne Shqiperi dhe jashte saj ka mundesine te anetaresohet ne Shoqate.

11.5 Cdo anetar eshte i detyruar te zbatoje “Rregulloren e Brendshme”, te zbatoje vendimet e Asamblese se Pergjithshme te Shoqates, dhe te paguaje kuoten e anetaresimit.

11.6 Cdo shtetas shqiptar ose i huaj qe ka kontribuar dhe ka dhene ndihme materiale dhe morale per kryerjen e aktiviteteve te Shoqates dhe te zhvillimit te marredhenieve te dy vendeve, me vendim te Keshillit Drejtues mund te anetaresohet si anetar nderi i Shoqates.

- Keshilli Drejtues ne raste te vecanta mund te anetaresoje ne Shoqate persona te ndryshem qe zbatojne detyrimet e tyre sipas statutit.

Neni 12. Atributet e anetareve

Anetare quhen ata qe, ne baze te kushteve te permendura ne Nenin 11, jane pranuar si te tille dhe marrin pjese ne Asamblene e Pergjithshme, ku ushtrojne te drejten e votes dhe ne perberje te se ciles mund te paraqesin propozime lidhur me aktivitetin e Shoqates, si dhe te zgjidhen ne poste te caktuara brenda shoqates. Ata gezojne te drejten te perfitojne nga sherbimet e Shoqates, me kusht qe te kene paguar kuoten e anetaresise e kontributet e tjera te caktuara prej Shoqates.

Neni 13. Humbja e statusit te anetaresise

13.1 Anetaret mund te humbasin cilesine si te tille kur:

a) me ane te shprehjes se njeanshme me shkrim te deshires se anetarit adresuar Kryetarit te Keshillit Drejtues, Drejtorit Ekzekutiv, apo Asamblese se Pergjithshme, kur kjo e fundit eshte ne seance;

b) Keshilli Drejtues vendos perjashtimin e nje anetari, kur sjellja e tij eshte kontradiktore me statutin apo ne rast se kompromenton reputacionin e shoqates. Nje anetar i Keshillit Drejtues do te perjashtohet me vendim te Asamblese se Pergjithshme, pas largimit te tij nga detyra.

c) Ne rast vdekjeje apo lajmerimit te saj.

13.2 Keshilli Drejtues mund te vendose ne Cdo moment per perjashtimin e Anetarit per nje nga motivet e meposhtme:

  1. anetaresimi i tij ndalohet me ligj
  2. personi fizik kalon ne gjendje paaftesie shendetesore
  3. mospermbushja e njerit prej detyrimeve kontraktore ndaj te treteve ne nje aktivitet/biznes per te cilin anetari ka kerkuar nderhyrjen ose ndihmen e Shoqates, qe ne menyre te heshtur ka garantuar korrektesine e tij (anetarit).

13.3 Anetaret qe heqin dore nga anetaresia duhet te njoftojne vendimin e tyre te pakten 3 (tre) muaj para mbarimit te vitit kalendarik.

13.4 Anetaret qe heqin dore ose perjashtohen nga Shoqata nuk kane asnje te drejte ne kapitalin apo pasurine themelore.

Neni 14. Organet drejtuese te Shoqates

Organet e Shoqates jane:

  1. Asambleja e Pergjithshme e Anetareve
  2. Keshilli Drejtues
  3. Kryetari i Keshillit Drejtues
  4. Drejtori Ekzekutiv
  5. Komiteti i Kontrollit

Neni 15. Mbledhjet e Asamblese se Pergjithshme te Anetareve (APA)

Ne zbatim te ligjit nr.8788, date 07.05.2001, neni 19, organi me i larte vendimmarres i Shoqates eshte Asambleja e Pergjithshme e Anetareve (APA).

15.1 Asambleja e thirrur rregullisht, perfaqeson teresine e anetareve dhe vendimet e marra prej saj bazuar ne ligj dhe ne kete Statut jane te detyrueshme per te gjithe Anetaret, pavaresisht nese nuk jane te pranishem ose kane mendim te kundert.

15.2 Asambleja e Pergjithshme do te mblidhet ne seanca te rregullta nje here ne vit, nga Kryetari i Keshillit Drejtues nepermjet nje lajmerimi te vecante. Ky lajmerim do te permbaje rendin e dites dhe do te behet i njohur jo me vone se nje muaj perpara dates se percaktuar.

15.3 Asambleja thirret kur kerkohet nga Keshilli Drejtues me kerkese te shprehur, ose kur kerkohet nga te pakten 1/5 e anetareve.

15.4 Asambleja thirret per t'u mbledhur ne Seline e Shoqates ose ne nje vend tjeter si ne Shqiperi ose jashte saj dhe mund te jete e zakonshme ose e jashtezakonshme.

15.5 Asambleja e zakonshme mblidhet per probleme te zakonshme sipas nje kalendari te percaktuar ne rregulloren e brendshme dhe:

  • miraton fondet
  • emeron anetaret e Keshillit Drejtues, si dhe percakton statusin e tyre financiar
  • vendos per objektet e tjera te lidhura me administrimin e Shoqates te cilet jane ne kompetencen e tij nisur nga Akti i Themelimit ose te vena nen kontroll te tij nga Keshilli Drejtues.

15.6 Asambleja e jashtezakonshme mblidhet me inciativen e Kryetarit, Keshillit Drejtues ose 1/3 e numrit te anetareve te saj dhe:

  • vendos per ndryshimet e Statutit
  • vendos mbi emerimin dhe kompetencat e likuidatoreve

Neni 16. Kompetencat e Asamblese se Pergjithshme te Anetareve (APA)

Asambleja e Pergjithshme e Anetareve eshte organi me i larte vendimmarres i Shoqates, i cili pervec problemeve qe cmon se duhet te shqyrtohen prej tij, vendos per:

  • ndryshimin e statutit dhe te aktit te themelimit
  • transformimin, ndarjen apo bashkimin e Shoqates me Shoqata te tjera
  • miratimin e akteve me te rendesishme ne lidhje me buxhetin e Shoqates dhe shpenzimet per vitin ne vazhdim
  • veteshperndarjen e Shoqates dhe destinacionin e pasurise se mbetur
  • ndryshimin e rregullave te brendshme
  • percaktimin e fushave dhe programeve te veprimtarise, kerkon dhe kontrollon rregullisht realizimin e tyre
  • shqyrtimin e ceshtjeve ekonomike, financiare dhe te administrimit
  • nxjerrjen e normave per rregullimin e veprimtarise, organizimit dhe te struktures se Shoqates
  • zgjedhjen dhe emerimin e anetareve te Keshillit Drejtues
  • per krijimin e komiteteve te posacme
  • cdo ceshtje tjeter te paparashikuar shprehimisht ne ligj

Neni 17. Procedurat dhe vendimet e APA

17.1 Kur thirret per here te pare Asambleja i zhvillon punimet nese jane te pranishem dhe/ose te perfaqesuar nje numer anetaresh qe perben gati gjysmen e votave te pergjithshme dhe ne thirrjen e dyte mjafton te jene prezent ose/dhe te perfaqesuar nje numer i Cfaredoshem i anetareve.

17.2 Asambleja e Jashtezakonshme si ne thirrjen e pare dhe ate te dyte kerkon pranine prezent dhe/ose te perfaqesuar te shumices se anetareve.

17.3 Ne rast te nje vendimi qe merret per shperndarjen e Shoqates, duhet te jene prezent te pakten 2/3 e anetareve ne thirrrjen e pare dhe shumica e anetareve ne thirrjen e dyte.

17.4 Si ne thirrjen e pare ashtu edhe ne te dyten, vendimet merren me miratimin e shumices se anetareve te pranishem ose te perfaqesuar.

17.5 Per ndryshimin e Statutit mbledhja e Asamblese konsiderohet e vlefshme ne prani te 3 / 4 te anetareve te Asamblese. Vendimet e marra duhet te aprovohen nga 2/3 e anetareve te pranishem.

17.6 Anetaret kane te drejte te kundershtojne vendimet e Asamblese ne Gjykaten kompetente, brenda nje muaji nga marrja e vendimit.

Neni 18. Drejtimi i APA

18.1 Mbledhja drejtohet nga Kryetari i Keshillit Drejtues dhe, ne rast mungese, apo pamundesie te ketij te fundit nga Zevendeskryetari.

18.2 Procesverbali i mbledhjes pergatitet dhe mbahet nga personi i caktuar ne Keshillin Drejtues dhe i shtrohet per miratim Asamblese ne mbledhjen e saj te ardhshme.

Neni 19. Perfaqesimi dhe votimi

19.1 Secili anetar ka te drejten e nje vote te vetme, pervec perjashtimit ne piken 19.2.

19.2 Anetaret qe nuk kane mundesi te marrin pjese ne APA mund te perfaqesohen nga nje tjeter anetar me prokure te noterizuar, i cili ne kete rast mund te perdore 2 vota.

19.3 Asnje anetar nuk mund te perfaqesoje me shume se nje anetar tjeter.

19.4 Anetaret e Keshillit Drejtues nuk mund te perfaqesojne anetaret e tjere.

19.5 Anetaret e pranishem dhe/ose te perfaqesuar nuk kane te drejten e votes ne rast se nuk kane bere derdhjen e kuotave per Shoqaten.

19.6 Anetaret qe jane persona juridike mund te perfaqesohen ne Asamble dhe nga perfaqesues te tyre qe nuk jane anetare.

Neni 20. Keshilli Drejtues

20.1 Organi administrativ drejtues i Shoqates eshte Keshilli Drejtues, i cili perbehet prej nente personave:

  1. Roland Zhuka, Kryetar i Keshillit Drejtues
  2. Umut Akaybicen, Zv.Kryetar i Keshillit Drejtues
  3. Ferhat LlukaCaj, Anetar i Keshillit Drejtues
  4. Sokol Shazi, Anetar i Keshillit Drejtues
  5. Alban Tartari, Anetar i Keshillit Drejtues
  6. Alma Alliaj, Anetare e Keshillit Drejtues
  7. Ada Hajnaj, Anetare e Keshillit Drejtues
  8. Niuton Mulleti, Anetar i Keshillit Drejtues
  9. Dritan LaCi, Anetar i Keshillit Drejtues

Drejtor Ekzekutiv caktohet: Ramadan Cipuri

20.2 Keshilli Drejtues eshte organi qe administron Shoqaten ne baze te vendimeve dhe drejtimeve te percaktuara me vendim te Asamblese.

20.3 Keshilli perbehet nga 3 deri ne 9 anetare, te zgjedhur nga Asambleja me votim te fshehte midis personave dhe/ose perfaqesuesve te personave juridike te regjistruar ne regjistrin e anetareve prej te pakten 3 muajsh.

20.4 Kandidatet qe do te votohen per ne Keshillin Drejtues duhet te propozohen minimalisht nga 5e numrit te pjesemarresve ne mbledhjen e Asamblese.

20.5 Anetaret e Keshillit Drejtues qendrojne ne pergjegjesi per 2 (dy) vjet dhe kane te drejte te rizgjidhen.

20.6 Keshilli Drejtues zgjedh midis anetareve te vet me shumice votash Kryetarin dhe nje Zevendeskryetar.

Neni 21. Kompetencat dhe Veprimtaria e Organit Drejtues Administrativ

Keshilli Drejtues ka te gjitha kompetencat qe nuk i rezervohen posaCerisht Asamblese, dhe konkretisht:

21.1 kryen administrimin e Shoqates dhe ben tratativat per Ceshtje qe lidhen ngushte me funksionimin e tij, brenda kufijve dhe nen mbikeqyrjen e legjislacionit shqiptar.

21.2 ai pergjigjet para Asamblese per punen e organeve ekzekutive dhe eshte pergjegjes para te treteve dhe para autoriteteve qeveritare per shkeljet eventuale te dispozitave legjislative.

21.3 emeron dhe shkarkon Drejtorin Ekzekutiv, mbikeqyr punen e tij dhe percakton me kontrate kushtet dhe kompetencat e tij.

21.4 kujdeset per plotesimin e vendeve qe per nje arsye ose nje tjeter mbeten bosh deri sa te mblidhet Asambleja tjeter. Anetari i Keshillit Drejtues ndryshohet per raste specifike kur:

  • pushon se ekzistuari si person juridik (kur eshte i tille)
  • jep doreheqjen
  • vdes
  • kryen me dashje veprime ne dem te Shoqates
  • nuk respekton rregullat per pjesemarrjen ne mbledhjen e Keshillit Drejtue
  • shkel statutin apo aktin e themelimit
  • shpallet fajtor me vendim te Gjykates per kryerjen e krimeve te renda

Pergjegjesia e anetarit te Keshillit Drejtues qe largohet eshte e njejte me ate te anetareve te tjere per veprimtarine e tij, deri ne castin e largimit te tij.

21.5 vendos per kerkesat per pranim dhe masat per perjashtimin apo pushimin te anetareve duke u kujdesur per proceduren e ankimeve.

21.6 Anetari i Keshillit qe pa nje motiv te justifikuar nuk merr pjese ne 3 mbledhje te njepasnjeshme, mund te deklarohet i hequr dhe fillon procedura per zevendesimin e tij.

21.7 Anetari i Keshillit qe zevendeson ate te hequr do ta mbaje kete post deri me mbarimin e mandatit te keshilltareve te tjere.

21.8 Keshilli Drejtues vendos per shkarkimin e cdo anetari te Keshillit qe ka shkelur statutin, aktin e themelimit dhe rregulloren e brendshme te Shoqates. Vendimi per shkarkimin duhet te merret nga 2/3 e anetareve ne mbledhje me shumice votash.

21.9 Anetari i propozuar per shkarkim nuk merr pjese ne votim, por ka te drejte te mbroje veten perpara Keshillit Drejtues.

Keshilli Drejtues mbidhet te pakten 1 here ne muaj dhe merr informacion per ecurine e Shoqates nepermjet raportimit te Drejtorit Ekzekutiv.

Neni 22. Drejtori Ekzekutiv dhe Kompetencat e tij

22.1 Drejtori ekzekutiv zgjidhet per nje kohe te pacaktuar. Ai mund te shkarkohet ne cdo moment nga Keshilli Drejtues. Detyra e Drejtori Ekzekutiv eshte me pagese ne baze te vendimit te marre nga Keshilli Drejtues.

22.2 Drejtori Ekzekutiv ka keto kompetenca:

  • Kryen veprime bankare me llogarite e Shoqates, lidh dhe nenshkruan marreveshje dhe kontrata ne emer te Shoqates ne perputhje me vendimet e Keshillit Drejtues
  • emeron, shkarkon dhe ngarkon me detyra, brenda funksionit, anetaret e administrates (kur ka te tille) dhe kontrollon zbatimin e tyre
  • Merr ne pune persona te ndryshem, sipas vendeve te lira te percaktuara nga Keshilli Drejtues
  • Kontrollon mbarevajtjen e administrimit te Shoqates dhe harton per kete raporte te hollesishme, te cilat ia paraqet Keshillit Drejtues ne mbledhjet e tij mujore. Ne mbledhjen vjetore te Asamblese, ai paraqet raportin perfundimtar vjetor dhe ate financiar, pas miratimit te tij nga Keshilli Drejtues
  • Informon Kryetarin e Keshillit Drejtues per ceshtjet qe vlereson se duhet t'i paraqiten Keshillit Drejtues, perfshi dhe ato qe kane te bejne me ndryshimet e statutit, aktit te themelimit dhe rregullores
  • Harton projekte te reja lidhur me veprimtarite e Shoqates dhe ia paraqet per miratim Keshillit Drejtues. Merr masat e domosdoshme dhe menjehere informon dhe detyren e tij

Neni 23. Perfaqesimi ligjor

Kryetari i Keshillit Drejtues dhe Drejtori Ekzekutiv jane perfaqesuesit ligjore te Shoqates me te tretet. Ata kane te drejten e firmes dhe perfaqesojne Shoqaten ne marredheniet me personat fizike dhe juridike, private apo shteterore, vendas apo te huaj, institucionet shteterore dhe organet e administrates publike. Ata perfaqesojne Shoqaten edhe ne proceset gjyqesore, duke qene te autorizuar te emerojne avokate apo perfaqesues te tjere, me pushtet, qe ata do t'i konsiderojne te pershtatshem.

Neni 24. Administrata

Administrata e Shoqates drejtohet nga Drejtori Ekzekutiv. Ne administrate ben pjese vecanerisht mbajtesi i thesarit, i cili merret me mbajtjen e arkes se Shoqates dhe te gjithe dokumentacionin kontabel dhe financiar te tij, perfshire edhe ate qe verteton hyrjet dhe daljet e te ardhurave.

Organizimi baze i struktures se administrates percaktohet nga Keshilli Drejtues.

Neni 25. Pergjegjesia e anetareve te organeve drejtuese dhe punonjesve

Anetaret e Keshillit Drejtues, Drejtori Ekzekutiv dhe punonjesit e Shoqates, pergjigjen per detyrimet e Shoqates ndaj te treteve, ne rastet kur gjate ushtrimit te detyres, me dashje apo nga pakujdesia e rende i kane shkaktuar deme te treteve.

Neni 26. Komiteti i Kontrollit

26.1 Komiteti i Kontrollit perbehet nga 3 anetare te zgjedhur nga Asambleja e Pergjithshme e Anetareve me nje mandat 2 (dy) vjecar.

26.2 Komiteti i Kontrollit do te vezhgoje qe ky Statut nuk bie ne kundershtim me legjislacionin ne fuqi si dhe rregullat e punes te Keshillit Drejtues jane permbushur. Ai do te mbikeqyre anen financiare te veprimtarise se Keshillit Drejtues nepermjet kontrolleve periodike.

26.3 Kontrollet vjetore do te zbatohen perpara perfundimit te bilancit vjetor. Konkluzioni i inspektimit per permbushjen e buxhetit do te jepet jo me vone se 30 dite perpara fillimit te seances se Asamblese se Pergjithshme se Anetareve.

26.4 Cdo anetar i Komitetit te Kontrollit ka te drejte te jete prezent ne mbledhjet e Keshillit Drejtues dhe te prezantoje opinionet e veta, por nuk ka te drejte vote.

26.5 Perpara diskutimit dhe miratimit te raportit te Keshillit Drejtues, Asambleja e Pergjithshme e Anetareve duhet te degjoje raportin e Komitetit te Kontrollit persa i perket veprimtarise se Shoqates dhe permbushjes se buxhetit.

Neni 27. Konflikti i interesave

27.1 Konfliktet e interesave midis Shoqates dhe anetareve te saj, te organit drejtues dhe Shoqates dhe stafit te saj nuk jane te lejuara.

27.2 Ne marreveshjet ose transaksionet financiare ne te cilat nje anetar i organit drejtues ose punonjes ka nje interes personal ose financiar, duhet hyre vetem ne rastet:

  • nese transaksioni eshte per te permbushur nje qellim ose objektiv te veprimtarise se Shoqate
  • palet e interesuara zbulojne interesin e tyre dhe terhiqen nga te gjitha vendimet ne lidhje me transaksionin
  • organi drejtues shqyrton plotesisht transaksionin
  • transaksioni drejtohet sipas vleres se drejte te tregut ose ne terma favorizues per Shoqaten

27.3 Ne rastet kur transaksioni eshte kryer, dhe nje anetar i organit drejtues ose i punesuar ka nje interes, procedurat e mesiperme nuk ndiqen. Shoqata mund t'a quaje marreveshjen te pavlefshme dhe te ngreje padi kunder paleve te interesuara per demshperblim.

Neni 28. Marredheniet e punes

Marredheniet e punes se Shoqates rregullohen konform dispozitave te Kodit te Punes.

Neni 29. Bashkimi dhe ndarja

Shoqata mund te transformohet, ndahet apo bashkohet me shoqata te tjera, sipas kushteve dhe mundesive qe parashikon ligji dhe vendimet e Asamblese se Pergjithshme te Anetareve.

Neni 30. Veteshperndarja e Shoqates

Shoqata mund te veteshperndahet, kur kjo vendoset nga Asambleja, kur:

  • Shoqata ka realizuar qellimin per te cilin eshte krijuar
  • eshte bere i pamundur realizimi i qellimit
  • si dhe ne cdo rast tjeter te parashikuar nga ligji

Ne keto raste Asambleja cakton nje apo disa likuidatore, per te bere likuidimin e pasurise se Shoqates. Likuidatoret, ne te gjitha rastet, kane autoritetin dhe pergjegjesine mbi sendet e pasurise se Shoqates. Ata kane gjithashtu perfaqesimin e Shoqates qe nga dita e emerimit te tyre deri ne perfundimin e likuidimit. Likuidatoret vec te tjerash, vleresojne pasurine e mbetur dhe kujdesen qe ajo te shkoje ne destinacionin e percaktuar nga statuti dhe ligji. Raporti perfundimtar i pergatitur nga likuidatoret miratohet nga Asambleja dhe me pas kerkohet C'regjistrimi i Shoqates ne Gjykate. Kur Asambleja refuzon miratimin e raportit perfundimtar te likuidimit, ceshtja zgjidhet ne Gjykate.

Neni 31. Shperndarja me vendim te Gjykates

Sipas rasteve dhe menyres se parashikuar ne ligj, Gjykata mund te vendose shperndarjen e Shoqates. Ne kete rast, te gjitha pushtetet qe ka Asambleja kur veteshperndahet, i kalojne Gjykates, ne baze te procedurave te percaktuara ne ligj.

Neni 32. Dispozita te fundit

Persa nuk parashikohet shprehimisht ne kete statut, do te zbatohen dispozitat e Kodit Civil dhe ato te ligjit nr.8788, date 07.05.2001 “Per Organizatat Jofitimprurese”.

Copyright © 2005- 2007 Horizontet e Reja. Të gjitha të drejtat e rezervuara
Programimi: Brikena Toçila